Home ShowBiz Pas zërave për lidhje me biznesmenin indian, Agnesa pranon lidhjen e re
Pas zërave për lidhje me biznesmenin indian, Agnesa pranon lidhjen e re
0

Pas zërave për lidhje me biznesmenin indian, Agnesa pranon lidhjen e re

0
0

Ish misi Agnesa Vuthaj është rrëfyer për herë të parë në “Jo vetëm modë”, për karrierën e saj si modele, por edhe për jetën private.

Ajo u përfol pak kohë më parë për një lidhje me një biznesmen Indian 23 vite më të madh, një thashethem që ajo e hodhi poshtë duke e konsideruar të pavërtetë.

Ndërkohë aktualisht ajo duket se është në një lidhje dhe këtë e ka konfirmuar vetë gjatë emisionit përballë Orindës.

Moderatorja e ka pyetur nëse është e dashuruar dhe Agnesa është përgjigjur duke buzëqeshur se është duke njohur dikë.

Një pjesë të intervistës që do të transmetohet të dielën, Orinda e ka postuar në faqet e emisionit të saj, duke na lënë të kuptojmë se Agnesa ka folur këtë herë më shumë për veten dhe jetën e saj private.

https://www.instagram.com/p/B9Zw04Zn_sk/

Link: https://www.instagram.com/p/B9Zw04Zn_sk/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7CGpKAHCXr/