Moderatorja Luana Vjollca ka nisur nga puna për realizimin e një tjetër formati shumë të suksesshëm.
Ajo ka marrë përsipër të sjellë në Shqipëri spektaklin më të famshëm të takimeve në të gjithë botën.
“Take me out Albania”, pritet të nisë shumë shpejt në ekranin e “Top Channel” dhe tashmë kanë nisur provat gjenerale në studion gjigande të spektaklit.
Vetëm pak ditë më parë Luana na njohur me ambjentet e studios të cilat ishin një surprizë e vërtetë ndërsa kujtojmë se audicionet vijojnë ende për të gjithë ata që duan të gjejnë dashurinë e jetës.
Moderatorja ka punuar gjatë gjithë ditës se djeshme për të sjellë sa më shpejt përpara publikut spektaklin e ri, ndërsa ka menduar që t’ju bëjë surprizë vajzave të stafit duke ju dhuruar trëndafila me rastin e 8 marsit.
https://www.instagram.com/p/B9fKXHiHpSB/Link: https://www.instagram.com/p/B9fKXHiHpSB/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8wSWK6nq9z/