Home ShowBiz Fansja tenton ti bëjë foto, reperi e godet me grusht në mes të koncertit
Fansja tenton ti bëjë foto, reperi e godet me grusht në mes të koncertit
0

Fansja tenton ti bëjë foto, reperi e godet me grusht në mes të koncertit

0
0

Reperi i njohur DaBaby ka humbur kontrollin gjatë një koncerti në club nate ndërsa ka qëlluar një fanse në fytyrë.

Në videon e shpërndarë në internet 28 vjeçari i nominuar për Grammy nuk e ka duruar dot një prej fanseve që i është afruar shumë me telefon duke i bërë foto e video aq sa për pak e prekur me telefon.

Në këtë moment reperi nuk ka duruar dot më dhe e ka qëlluar me grusht fansen jo një por dy herë dhe më pas ka vazhduar drejt skenës.

Ky veprim i tij nuk është pritur mirë nga të pranishmit në koncert dhe gjithashtu ka shkaktuar një revoltë të vërtetë në rrjet.

Reperi ka kërkuar më pas të falur përmes një videoje për veprimin e tij, ndërsa shpjegoi se humbi kontrollin për shkak të flashit të telefonit që po e verbonte.

https://www.youtube.com/watch?v=y6z5fyeI4bk

Link: https://www.youtube.com/watch?v=y6z5fyeI4bk

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/people-at-concert-1105666/