Aktorja Rudina Dembacaj dhe ish deputeti Mark Froku që kur kanë konfirmuar romancën me njëri tjetrin I shohim shpesh me dedikime dhe foto të përbashkëta.
Këtë 8 mars, Marku ka vendosur ta suprizojë Rudinën duke i sjellë një tufë me lule si asaj ashtu edhe disa femrave të tjera të familjes të cilat ishin mbledhur për të festuar.
Në një video të shpërndarë në instagram shohim Markun teksa shpërndan lulet, ndërsa Rudina dëgjohet të thotë “Jeta ime”, ndërsa ai i drejtuar me tufën me lule.
Krahas videos, aktorja ka shpërndarë gjithashtu edhe një foto ku ata të dy pozojnë të përqafuar dhe Rudina shkruan: “Ti më bën të ndihem një zonjë e vërtetë”
Rudina dhe Marku e konfirmuar lidhjen e tyre pak muaj më parë, menjëherë pasi aktorja deklaroi divorcin nga bashkëshorti me të cilin ka edhe një vajzë.
Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6_eVKpntf_/