Home ShowBiz Shtyhet koncerti i Malumës, Veliaj njofton çfarë do të ndodhë me biletat e shitura
Shtyhet koncerti i Malumës, Veliaj njofton çfarë do të ndodhë me biletat e shitura
0

Shtyhet koncerti i Malumës, Veliaj njofton çfarë do të ndodhë me biletat e shitura

0
0

Për shkak të situatës së krijuar në vend prej Coronavirus, koncerti i Malumës që do të mbahej në datë 14 mars në sheshin Nënë Tereza është shtyrë për një datë tjetër.

Njoftimin e ka dhënë vetë kryetari i bashkisë Erion Veliaj i cili përmes një statusi në instagram ka sqaruar se për të evituar grumbullimet në masë të hapura apo të mbyllura është vendosur që koncerti i Malumës në Shqipëri të shtyhet për një datë tjetër.

Veliaj ka sqaruar gjithashtu se të gjitha biletat e blera dhe ato që do të blihen në vijim, do të jenë të vlefshme për datën e re.

Kujtojmë se Shqipëria ka regjistruar rastet e para me Coronavirus që prej mbrëmjes së datës 8 mars dhe aktualisht janë konfirmuar 6 raste të infektuar.

https://www.instagram.com/p/B9hnJsuhMfS/

Link: https://www.instagram.com/p/B9hnJsuhMfS/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6ERUHBnAnC/