Home Aktualitet Qytetarët nuk respektojnë rregullat, heqin maskat në kafe
Qytetarët nuk respektojnë rregullat, heqin maskat në kafe
0

Qytetarët nuk respektojnë rregullat, heqin maskat në kafe

0
0

Rastet e para me Coronavirus në Shqipëri kanë detyruar qeverinë që të marrë një sërë masash që nga mbyllja e shkollave e deri tek anulimi i grumbullimeve në vende publike.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se është vendosur që të mbyllen klubet e natës dhe palestrat, ndërsa ju ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet dhe të ruajnë normat e higjenës.

Por pavarësisht situatës ku deri tani janë rregjistruar 12 të infektuar, duket se jo të gjithë e kanë marrë seriozisht situatën.

Kafenetë e qytetit apo qëndrave tregëtare vazhdojnë të kenë klientë dhe nga një foto e ardhur në redaksinë tonë, shohim që vajza e ulur në kafe e ka hequr maskën duke u ekspozuar vetë dhe duke ekspozuar të tjerët përballë rrezikut.

Ky është vetëm një rast i ardhur në redaksinë tonë, por nëse shohim nëpër kafenetë e kryeqytetit shumica e njerëzve nuk përdorin maskë dhe mbi të gjitha janë të mbushura plot, pavarësisht se është urdhëruar që të respektohet distanca prej një metër nga njëra tavolinë tek tjetra, kjo nuk po ndodh.

46a470a0-45da-0138-d97b-22000a095e3e-1583940248-616633 (1)

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/face-masks-on-white-background-3873178/