“Po përjetojmë çaste të papara në kohë paqe”, balerini shqiptar thirrje nga Italia
Balerini i njohur Kledi Kadiu prej vitesh tashmë jeton dhe punon në Itali ku ndodhet së bashku me familjen e tij.
Ashtu si shumë të tjerë edhe balerini i njohur është izoluar në shtëpi në Itali për shkak të Coronavirus.
Me anë të një mesazhi nga shtëpia, Kledi u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi, që të mbrojmë veten dhe të afërmit në një situatë të tillë.
“Po përjetojmë çaste të vështira, të papara në kohë paqe, gjithkush prej nesh ,duhet të bëjë atë që na kërkohet ,duke ndryshuar pak stilin e jetës, unë rri në shtëpi, ju ftoj ta bëni edhe ju që të ruani veten dhe të dashurit që nga kjo situatë të dalim sa më shpejt”, thotë Kledi në videomesazhin e shpërndarë në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B9jKK3eHoo6/Link: https://www.instagram.com/p/B9jKK3eHoo6/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1-zV0snIiW/