Home ShowBiz Balerina shqiptare: “Aktori i Sex and the city më “propozoi” martesë…”
Balerina shqiptare: “Aktori i Sex and the city më “propozoi” martesë…”
0

Balerina shqiptare: “Aktori i Sex and the city më “propozoi” martesë…”

0
0

Balerina e njohur Adel Lami punon dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si balerinë, ku e kemi parë të marrë pjesë në kompeticione të ndryshme ku ka dalë edhe fituese.

Në një intervistë për “Pop Culture”, përpara se të niset sërish në SHBA, Adel ka rrëfyer pak nga jeta e saj aty.

Ajo madje ka ndarë me publikun edhe një detaj nga festa e saj e ditëlindjes të cilën e kishte festuar në një club ku ndodhej edhe aktori i njohur i “Sex and the City”, Chris Noth i cili në një moment shkon drejt balerinës dhe vendos ta urojë për ditëlindje.

Në momentin që e merr vesh nga është i thotë: “Nëse do të isha 20 vite më i ri, do të të merrja për grua, sepse miku im e ka gruan shqiptare dhe grua më të mirë nuk kam parë”

Adela ka dashur të tregojë se shqiptarët kanë arritur të fitojnë një reputacion më të mirë në botë, pavarësisht se vite më parë gjykoheshin për keq.

https://www.youtube.com/watch?v=YgC3rP7VBx0&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=YgC3rP7VBx0&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bnr65L5FqHb/, https://www.instagram.com/p/B79SuR8J8f_/