Home Aktualitet Rama redukton oraret e lëvizjes me këmbë, tani duhet të ecni vetëm
Rama redukton oraret e lëvizjes me këmbë, tani duhet të ecni vetëm
0

Rama redukton oraret e lëvizjes me këmbë, tani duhet të ecni vetëm

0
0

Kreu i qeverisë Edi Rama ka ashpërsuar masat në luftën kundër Coronavirus, duke reduktuar orarin e lëvizjes me këmbë të qytetarëve.
Permes një statusi në Facebook, Rama sqaron se qytetarët mund të lëvizin nga ora 6 deri në orën 10 të paradites si dhe nga ora 16 deri në orën 18 të pasdites.
Ai shtoi gjithashtu se gjatë këtij orari lëvizja duhet të bëhet vetëm dhe jo me persona të tjerë.
Nëse dikush kapet duke shkelur rregullat do të dënohet me gjobë 10 mije lëkë.
Kryeministri sqaroi gjithashtu se papërgjegjshmëria e një numri të vogël njerëzish, mund të vëjë në rrezik një popull të tërë.
Ai ka kërkuar sërish ndjesë, por theksoi edhe një herë faktin që kjo është një luftë dhe nuk ka rrugë tjetër.

RAmaaa

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9rbbAbgaP8/