Ministria, linjë e gjelbër falas për këshilla për qytetarët
Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për këshilla mund të telefonojnë në numrin falas të vënë në dispozicion nga Ministria e shëndtësisë 08004040.
Ministria e shëndetësisë në një njoftim për mediat ka sqaruar se urgjencat për sëmundjet, përfshirë edhe COVID-19 do të vijojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Numri i ri do të shërbejë për të gjithë ata qytetarë që duan këshilla apo kanë pyetje lidhur me Coronavirus, apo pyetje të tjera lidhur që lidhen me mjekun e familjes apo si të përfitojnë barnat me rimbursim.
Kështu qytetarët do të kenë në dispozicion për pyetje dhe këshilla numrin falas 08004040, ndërsa 127 do të vazhdojë të shërbejë si gjithmonë për të gjitha llojet e urgjencave, edhe për ato që lidhen me COVID-19.
Link: https://shendetesia.gov.al/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9nFesWHYKI/