Home Aktualitet Fshehu simptomat e gripit para operacionit, i riu infekton stafin e mjekëve
Fshehu simptomat e gripit para operacionit, i riu infekton stafin e mjekëve
0

Fshehu simptomat e gripit para operacionit, i riu infekton stafin e mjekëve

0
0

Një i ri italian i prekur me Coronavirus ka infektuar stafin e mjekëve që do ti bënin operacion plastik hundën.

Ai kishte simptoma të gripit, por ja fshehu këtë fakt mjekëve pasi nuk donte që të shtynte ndërhyrjen.

Në momentin që i riu është bërë gati nga mjeku anestezist për të hyrë në sallë atij i është rritur temperatura.

Mjekët i ka bërë menjëherë tamponin dhe i riu ka rezultuar pozitiv, por fatkeqësisht kishte infektuar mjekun anestezist, kirurgun dhe një infermiere.

Prokuroria në Aosta ka hapur një dosje për të riun i cili mund të rrezikojë disa vite burg.

Ndërkaq mësohet se ai mund të jetë infektuar pasi kishte kontakte të ngushta me turistë milanezë që kishin ardhur për të vizituar qytetin e tij.

Link: https://www.lastampa.it/aosta/2020/03/13/news/non-dice-ai-medici-di-avere-sintomi-per-paura-di-non-essere-operato-ma-si-sente-male-in-sala-era-positivo-al-coronavirus-1.38589017?awc=9417_1584631550_5d82ea477adff5bbb6f5ab70d8084955

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/medical-equipment-on-an-operation-room-3844581/