Home Aktualitet Aktorja e Casa De Papel me Coronavirus, ja gjendja e saj
Aktorja e Casa De Papel me Coronavirus, ja gjendja e saj
0

Aktorja e Casa De Papel me Coronavirus, ja gjendja e saj

0
0

Aktorja e njohur spanjolle Itziar Ituno që luan rolin e inspektores Rakel Murinjo në serialin e famshëm Casa De Papel, rezulton e prekur me Coronavirus.

Ajo e ka dhënë vetë njoftimin në instagram ku tregon se fatkeqësisht testi i saj ka rezultuar pozitiv.

“Tashmë është zyrtare që prej së premtes kam temperaturë dhe kollë të thatë, testi im doli pozitiv me Coronavirus. Rasti im është i lehtë, por kjo sëmundje është ngjitëse dhe shumë e rrezikshme për më të dobëtit dhe të moshuarit”, shkruan ndër të tjera aktorja në statusin e saj.

Aktorja është izoluar në shtëpinë e saj dhe thotë se të gjithë duhet të solidarizohen me një situatë të tillë, duke qëndrur në shtëpi dhe duke respektuar të gjitha masat.

https://www.instagram.com/p/B94G2HsAs7M/

Link: https://www.instagram.com/p/B94G2HsAs7M/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByLe9D5gIeO/