Tronditëse! Italia shënon bilancin më të rëndë të vdekjeve, ndërpriten koncertet nga ballkoni
Shteti fqinj ndodhet aktualisht në një situatë alarmante sa i takon vdekshmërisë dhe numri të të infektuarve prej Coronavirus.
Me një trend të frikshëm rritjesh të numrit të vdekjeve dhe të të prekurve, Italia ka shënuar dje shifra gjithnjë e në rritje.
627 të vdekur brenda 24 orëve si dhe mbi 5 mijë raste të reja vijnë nga shteti fqinj duke treguar se situata aty vazhdon të jetë alarmante.
Deri tani qytetarët e izoluar në shtëpi, kishin gjetur një mënyrë argëtimi, duke kënduar çdo pasdite nga ballkoni himnin dhe këngë patriotike italiane.
Por duke parë numrin e lartë të vdekjeve dhe në respekt të viktimave janë ndërprerë për disa ditë koncertetet motivuese që tashmë ishin bërë traditë prej disa ditësh.
Dy ditë më parë, përpara se të ndërpritej muzika nga ballkonet koncertit të italianëve i është bashkuar live nga shtëpia e tij edhe i madhi Andrea Bocelli.
https://www.instagram.com/p/B97SDnsoGKN/Link: https://www.instagram.com/p/B97SDnsoGKN/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/coronavirus-statistics-on-screen-3970329/