Home Aktualitet Djali i deputetes së PS-së, rezulton pozitiv me COVID-19
Djali i deputetes së PS-së, rezulton pozitiv me COVID-19
0

Djali i deputetes së PS-së, rezulton pozitiv me COVID-19

0
0

Djali i deputetes së Partisë Socialiste në Fier Antoneta Dhima, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Njoftimin e ka dhënë vetë deputetja përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ku thotë se djali i saj ka rezultuar pozitiv dhe pas disa ditësh izolimi në shtëpi, aktualisht është duke u trajtuar në spitalin infektiv.

Deputetja shton gjithashtu se ka bërë gjithçka që të evitojë plotësisht kontaktet e të birit me persona të tjera, ndërsa u pa e arsyeshme që ai të shtrohej në spital për të qëndruar nën kujdesin e mjekëve.

Ajo sqaron se nuk e ka idenë se si i biri mund të jetë infektuar, ndërsa ju bën thirrje për të treguar kujdes, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të fitohet kjo luftë.

Antoneta Dhima

Link: https://www.facebook.com/antoneta.dhima.1

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydAafgAumE/