Home Aktualitet 16 vjeçarja viktima më e re nga Coronavirus, gëzonte shëndet të plotë
16 vjeçarja viktima më e re nga Coronavirus, gëzonte shëndet të plotë
0

16 vjeçarja viktima më e re nga Coronavirus, gëzonte shëndet të plotë

0
0

Ndërsa thuhet se Coronavirus shfaqet më ashpër tek të moshuarit dhe personat që kanë probleme të tjera shëndetësore në Francë një 16 vjeçare është viktima më e re nga ky virus.

16 vjeçarja Julie pati një kollë të lehtë një javë më parë të cilën mendoi ta kuronte me shurup dhe antinflamatore.

Ndërkaq gjatë fundjavës ajo filloi të kishte probleme me frymëmarjen dhe të hënën shkoi të vizitohej në spital.

Julie nuk vuante nga sëmundje të tjera, por gjendja e saj u përkeqësua përnjëherësh dhe përfundoi e intubuar në terapi intensive, por mushkëritë e saj nuk e përballuan dot sëmundjen dhe për pasojë ajo ndërroi jetë.

Familjarët e vajzës ndihen të shokuar, pasi ajo gëzonte shëndet të mirë dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër.

Link: https://www.euronews.com/2020/03/27/coronavirus-in-france-healthy-16-year-old-dies-of-covid-19

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/