Home Aktualitet Rregulla te reja lëvizjeje, tashmë leje digjitale për të bërë pazar
Rregulla te reja lëvizjeje, tashmë leje digjitale për të bërë pazar
0

Rregulla te reja lëvizjeje, tashmë leje digjitale për të bërë pazar

0
0

Duke nisur nga e hëna familjarët që duan të dalin për të bërë pazare në oraret e lejuara duhet të paisen me një leje digjitale me email ose sms në emër të familjes.

Kryeministri Rama përmes një njoftimi në facebook bëri me dije se njësoj si një javë më parë edhe këtë fundjavë duke nisur nga ora 13 e ditës së nersërme dhe deri mëngjesin e së hënës çdo gjë do të jetë e bllokuar.

Ndërsa nga e hëna orari i lëvizjes së qytetarëve do të jetë i njëjtë, por personi që duhet të lëvizë për të bërë pazare duhet fillimisht të marrë leje online duke dërguar një mesazh ose email në një aplikacion të posaçëm.

Rama tha se ky aplikacion është shumë i thjeshtë për t’u përdorur dhe se do të jetë e vetmja mënyrë për të siguruar lejën e nevojshme nga një familjar për të dalë nga shtëpia në Tiranë dhe në qendrat urbane që nga e hëna e deri në përfundim të kësaj lufte.

Edi rama

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B99jciXJp0G/