Home Aktualitet Bill Gates, “Izolimi total i Amerikës e vetmja zgjidhje, infeksioni e arrin pikun në fund të prillit”
Bill Gates, “Izolimi total i Amerikës e vetmja zgjidhje, infeksioni e arrin pikun në fund të prillit”
0

Bill Gates, “Izolimi total i Amerikës e vetmja zgjidhje, infeksioni e arrin pikun në fund të prillit”

0
0

Themeluesi i Microsoft dhe filantropisti Bill Gates ka thënë në një intervistë për CNN, se e vetmja zgjidhje për të luftuar Coronavirusin është mbyllja totale dhe e rrepte e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai mori shembullin e Kinës duke treguar se si e mposhti ajo virusin me masa të rrepta dhe izolimin e krejt vendit.
Gjatë intervistës ai shtoi gjithashtu se piku i përhapjes së këtij virusi nuk ka ardhur akoma dhe sipas tij do të mbërrijë rreth fundit të muajit prill.

Kështu Gates thotë se Amerika do të jetë gati për t’u rihapur ndoshta nga fundi i muajit maj.

Themeluesi i Microsoft theksoi gjithashtu se nëse mbyllja e Amerikës nuk do të jetë e rreptë rastet e infeksioneve dhe vdekjeve do të rriten me 33% në ditë.

Izolimi social është i dhimbshëm shton ai dhe sjell shumë dëme ekonomike, por është e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e mëtëjshme të sëmundjes si dhe rritjen e numrit të vdekjeve.

Që në 2015 Gates kishte paralajmëruar njerëzimin për rreziqet e një pandemie të mundshme që mund të vriste më shumë njerëz se në luftë.

Ndërkaq kujtojmë se në Shetet e Bashkuara të Amerikës numri i rasteve po rritet frikshëm ku aktualisht numërohen 104 mijë e 256 raste duke ja kaluar dhe Kinës.

Link: https://edition.cnn.com/videos/business/2020/03/27/bill-gates-coronavirus-town-hall-shutdown-april-peak-sot-vpx.cnn/video/playlists/stories-worth-watching/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B51oeKTA4_q/