Home Aktualitet COVID-19, rëndohet bilanci në vend 10 viktima dhe 197 të prekur
COVID-19, rëndohet bilanci në vend 10 viktima dhe 197 të prekur
0

COVID-19, rëndohet bilanci në vend 10 viktima dhe 197 të prekur

0
0

Shkon në 10 numri i viktimave prej Coronavirus në vend.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy prej të infektuarve një 67 vjeçar nga Tirana dhe një 72 vjeçare nga Vlora për të cilin fillimisht u njoftua se ishte 52 vjeç.

Të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë për 11 raste të reja në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Konkretisht janë testuar 79 persona të dyshuar dhe kanë rezultuar të infektuar 11 duke e çuar në 197 numrin e të infektuarve në vend.

Aktualisht në spitalin infektiv janë të shtruar 74 pacientë, 4 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve janë në pavion në gjendje të stabilizuar.

Ndërkaq një lajm i mirë është fakti që deri tani rezultojnë 33 persona të shëruar të cilat kanë dalë negative pas dy testeve të realizuara.

Ndërkaq instancat vazhdojnë të bëjnë thirrje për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar masat e vendosura nga qeveria me qëllim shmangien e përhapjes së mëtejshme të virusit.

https://www.youtube.com/watch?v=Oq55aR2O8z0

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Oq55aR2O8z0

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/