Nga nesër ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para
0
0
Si çdo vit, të dielën e fundit të muajit mars akrepat e orës ndryshojnë duke shkuar një orë para.
Kështu rreth orës 2 të mëngjesit të nesërm ora do të shënojë 3.
Ky ndryshim në këtë periudhë të vitit bëhet për të rregulluar orët e ditës me synimin që dita të jetë me e gjatë dhe më produktive gjatë gjithë muajve të verës.
Në aparatët celularë ora ndryshon automatikisht, ndërsa në orët e dorës apo të murit ndryshimi duhet të bëhet manualisht.
Ky ndryshim do të qëndrojë deri të dielën e fundit të muajit tetor, kur ora do të shkojë sërish 60 minuta mbrapa.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-touching-black-two-bell-alarm-clock-1198264/