Home Aktualitet 30 mjekë nga Shqipëria drejt Italisë në luftën kundër Coronavirus
30 mjekë nga Shqipëria drejt Italisë në luftën kundër Coronavirus
0

30 mjekë nga Shqipëria drejt Italisë në luftën kundër Coronavirus

0
0

Rreth 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë janë nisur drejt Romës në Itali për të ndihmuar në luftën kundër Coronavirusit në shtetin fqinj i cili po përballet me një luftë shumë të ashpër.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili ka postuar në faqen e tij në Facebook një video ku shfaqet së bashku me mjekët ndërsa shkruan: ” Italia është shtëpia jonë, sot jemi të gjithë italianë”.

Mjekët do të zbresin mbrëmjen e sotme në Romë, ndërsa më pas do të drejtohen për në Bergamo që konsiderohet si zona më e prekur nga Coronavirus.

Ata do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria tha kryemininstri Rama.

Bluzat e bardha do të priten në aeroport nga Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio për t’u drejtuar më pas aty ku ka më shumë nevojë.

Kujtojmë se Italia po përballet me një situatë alarmanete ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit ndërruan jetë 969 persona, ndërsa u regjistruan mbi 5000 raste të reja.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/227847448575281/?epa=SEARCH_BOX

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/227847448575281/?epa=SEARCH_BOX

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/227847448575281/?epa=SEARCH_BOX