Home Aktualitet Italia ul flamujt në gjysmë shtizë, numri i viktimave i tejkalon parashikimet
Italia ul flamujt në gjysmë shtizë, numri i viktimave i tejkalon parashikimet
0

Italia ul flamujt në gjysmë shtizë, numri i viktimave i tejkalon parashikimet

0
0

Shteti fqinj Italia është goditur më shumë se kushdo tjetër në Evropë nga COVID-19.

Prej gati një muaj shifrat vazhdojnë të jenë të larta dhe deri tani janë shënuar mbi 11 mijë e 500 viktima dhe 102 mijë të prekur.

I gjithë vendi është në paralizë totale dhe qeveria ka marrë masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Ndërkaq të gjitha zyrat publike kanë ulur flamujt në gjysmë shtizë dhe do të mbajnë një minutë heshtje në shenjë zie për gjithë viktimat që janë shkaktuar deri tani në të gjithë vendin nga Coronavirus.

“Sot flamujt italian në të gjitha zyrat publike do të ngrihen në gjysmë shtuzë në shenjë zie dhe solidariteti kundrejt familjarëve të viktimave të Coronavirus dhe si shenjë e pjesmarrjes kolektive në ngushëllimet për komunat më të goditura”, thuhet krahas një fotoje të shpërndarë në faqen zyrtare në instagram të Pallatit Zyrtar të Presidencës së Këshillit Italian të Ministrave.

https://www.instagram.com/p/B-ZNZZFKUuf/

Link: https://www.instagram.com/p/B-ZNZZFKUuf/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-ZNZZFKUuf/