Home Aktualitet I mbijetoi gripit spanjoll, luftës së II dhe Coronës, ja mosha e tij
I mbijetoi gripit spanjoll, luftës së II dhe Coronës, ja mosha e tij
0

I mbijetoi gripit spanjoll, luftës së II dhe Coronës, ja mosha e tij

0
0

Bill Lapschies është padyshim një mbijetues.

Burri nga Oregon ka lindur në 1916 dhe i ka mbijetuar pandemisë së gripit në 1918, Luftës së dytë botërore dhe tani edhe Coronavirusit.

Bill ka festuar një ditë më parë 104 vjetorin e lindjes, ndërsa 19 ditë më parë  ai kishte temperaturë dhe të gjitha simptomat e COVID-19.

Ndërkaq mjeku i të moshuarit tha se Bill fatmirësisht nuk shfaqi probleme të rënda me frymëmarjen dhe për pasojë nuk u pa e nevojshme vendosja e tij në aparat respirimi.

Pas shërimit, familja i ka organizuar një festë ditëlindjeje të moshuarit nën masa të rrepta sigurie, duke respektuar distancën prej një metër nga njëri tjetri, por nuk munguan detajet e veçanta festive.

“Nuk e di se si mbijetova, thjesht iku” i tha Bill mbesës së tij kur e pyeti se si mundi ti mbijetonte sëmundjes.

104 vjeçari u vetëizolua në që në datë 5 mars pasi shfaqi simptomat e para të sëmundjes.

Link: https://people.com/human-interest/oregon-survivor-of-coronavirus-turns-104/?utm_source=instagram&utm_medium=social&utm_campaign=people_people&utm_term=curalate_like2buy

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-evkRjpuc6/