Home Aktualitet Pasi i ati mjek rezultoi me Coronavirus reagon Dj Viki “Ju lutem mos…”
Pasi i ati mjek rezultoi me Coronavirus reagon Dj Viki “Ju lutem mos…”
0

Pasi i ati mjek rezultoi me Coronavirus reagon Dj Viki “Ju lutem mos…”

0
0

Profesor Dhimitër Kraja edhe pse në pension, vendosi ti bashkohej bluzave të bardha për t’ju ardhur në ndihmë në luftën kundër Coronavirus.

Por fatkeqësisht ai është një prej mjekëve që rezulton i prekur me COVID-19 dhe aktualisht është I shtruar në infektiv.

Profesor Kraja është i ati i Dj Vik Krajës i cili edhe më herët njoftoi se I ati do ti bashkohej grupit të mjekëve pavarësisht se ka dalë në pension.

Ai ka reaguar sot duke postuar në instagram një lutje për të gjithë.

“Shumë fjalë të ngrohta dhe urime.. por nëse doni që unë dhe familja ime të ndihemi më mirë dhe të lehtësuar, ju lutem ndiqni këshilat dhe mos thyeni rregullat e karantinës. Bëjeni të vlej çdo sakrificë e atyre atje”, shkruan Viki në statusin e tij në instagram.

Ndërkaq bëhet me dije se gjendja e professor Krajës është e stabilizuar.

https://www.instagram.com/p/B-cXVJ2HhPh/

Link: https://www.instagram.com/p/B-cXVJ2HhPh/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9-KmpKnUc6/