Home Aktualitet COVID-19/ Rritet numri i viktimave në vend, 277 numri i të prekurve
COVID-19/ Rritet numri i viktimave në vend, 277 numri i të prekurve
0

COVID-19/ Rritet numri i viktimave në vend, 277 numri i të prekurve

0
0

Shkon në 16 numri i viktimave nga COVID-19 në vend.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 78 vjeçar nga Durrësi i cili prej tre ditësh ishte në gjendje të rënduar.

I moshuari vuante nga hipertensioni dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve  nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 18 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 277 numrin total të rasteve në vend.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalin infektiv janë të shtruar 81 persona, 8 prej të cilëve në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

Ndërkaq një lajm i mirë është shërimi i 9 pacientëve të tjerë, duke e çuar në 76 numrin e personave që e kanë fituar betejën me këtë virus.

https://www.youtube.com/watch?v=dqAsji3oiug

Link: https://www.youtube.com/watch?v=dqAsji3oiug

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/