Home Aktualitet Shtyhet pa afat rinisja e shkollës, Ministrja shpjegon çfarë do të ndodhë me universitetet
Shtyhet pa afat rinisja e shkollës, Ministrja shpjegon çfarë do të ndodhë me universitetet
0

Shtyhet pa afat rinisja e shkollës, Ministrja shpjegon çfarë do të ndodhë me universitetet

0
0

Ministrja e Arsimit Besa Shahini pas shtyrjes pa afat të masave shtrënguese tha se nuk kemi një datë specifike se kur do të rifillojë mësimi, por do të vijojë procesi online njësoj si gjatë këtyre katër javëve.

Ajo tha se mësimi do të vazhdojë të transmetohet online në RTSH dhe ritransmetimi për të gjithë ata që nuk e ndoqën në ekranin e RTSH-së, mund ta shohin në kanalin në YouTube të Ministrisë.

Shahini ju ka bërë thirrje mësuesve që të mos mbingarkojnë nxënësit me koncepte të reja, ndërsa lidhur me universitetit Shahini sqaroi që ti kalojnë të gjitha lëndët online.

Aktualisht universitetet private dhe publike në vend, kanë kaluar vetëm disa lëndë online, por tashmë sipas Shahinit duhet ti kalojnë të gjitha.

“Unë bëj ftesë që të kalojnë të gjitha lëndët online, sepse nuk jemi të sigrutë se sa do të zjgasë kjo periudhë kur po punojmë në kushte shtëpie dhe duhet ti jepet shans secilit student që të mbyllë studimet e veta në kohë”, tha Ministrja gjatë komunikimit të saj në faqen e Facebook.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/154032402554406/

Link dhe burimi i fotos:  https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/154032402554406/