Home Aktualitet Covid-19, numri i të prekurve tejkalon një milion, SHBA raporton shifra të frikshme
Covid-19, numri i të prekurve tejkalon një milion, SHBA raporton shifra të frikshme
0

Covid-19, numri i të prekurve tejkalon një milion, SHBA raporton shifra të frikshme

0
0

Pandemia globale e shkaktuar prej COVID-19, ka arritur të infektojë mbi 1 milion persona në të gjithë botën që prej momentit që shpërtheu në Kinë.

E ndërsa Kina duket se e ka vënë nën kontroll situata vazhdon të jetë problematike në shumë vende të tjera sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Itali dhe në Spanjë.

Konkretisht SHBA kryeson listën me 245 mijë e 373 persona të infektuar, pasuar nga Italia me 115 e 242 si dhe Spanja me 112 mijë e 65 të prekur.

Numrin rekord të vdekjeve e mban Italia me 13 mijë e 915 raste, ndërsa pas saj ështe Spanja me 10 mijë e 348 viktima.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pavarësisht përhapjes së frikshme të virusit, numri i vdekjeve është më i ulët.

Pak a shumë me të njëjtat ritme në rritje po ecën edhe Franca e Gjermania, ndërkohë që pothuajse në do vend gjithçka është paralizuar dhe shtetet janë detyruar të ndërmarrin masa shtrënguese duke ndaluar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

E gjithë kjo ka shkaktuar jo pak probleme dhe pritet të lëjë gjurmë në ekonominë botërore.

Coronavirus

Coronavirus1

Link: https://www.worldometers.info/coronavirus/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/