Home Aktualitet Lajm i trishtë nga SHBA, 9 shqiptarë humbin jetën nga Coronavirus
Lajm i trishtë nga SHBA, 9 shqiptarë humbin jetën nga Coronavirus
0

Lajm i trishtë nga SHBA, 9 shqiptarë humbin jetën nga Coronavirus

0
0

 

COVID-19 është shtrirë gjerësisht edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat aktualisht mbajnë vendin e parë sa i takon numrit të lartë të të infektuarve.

Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber njofton se deri tani kanë humbur jetën 9 anëtarë të komunitetit shqiptar dhe konkretisht 3 nga Shqipëria, 4 nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Mali i Zi.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Ambasadës situata nuk është fort e mirë në Neë York dhe Neë Jersey ku ka mjaft qytetarë në gjendje të rënduar.

“Fatkeqësisht tabloja është krejt ndryshe në Nju Jork dhe Nju Xhersi ku ka mjaft qytetarë në gjendje të rënduar. Të paktën nëntë anëtarë të komuniteti shqiptarë kanë humbur jetën, tre nga Shqipëria, katër nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Mali i Zi. Ambasadorja gjen rastin të shprehë ngushëllimet për familjet dhe të afërmit e viktimave. Mbi tridhjetë anëtarë nga komuniteti ynë janë evidentuar në faza të ndryshme të sëmundjes. Me disa prej tyre është komunikuar drejtëpërdrejtë në telefon, të cilët kanë informuar se simptomat e sëmundjes janë të rënda, por fatmirësisht të kalueshme në kushte shtëpie. Bazuar në informacione, individët trajtohen në spital vetëm kur janë në gjendje tepër kritike dhe kanë probleme me frymëmarrjen dhe kërkohet mbështetja e tyre me respiratorë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e publikuar në faqen e Ambasadës.

Ambasadorja falënderoi ndërkaq përfaqësuesit për informacionin dhe për solidaritetin në ndihmë të anëtarëve të tjerë të komunitetit dhe kërkoi gjithashtu mbajtjen e komunikimeve me Ambasadën në këtë situatë të vështirë.

Ambasada AMerikane

ambasada2

Link: https://www.facebook.com/albanianembassyusa/photos/pb.761203387274755.-2207520000../3107534525974951/?type=3&theater

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/