Home Aktualitet COVID-19, Ndërron jetë një tjetër person, shtohen rastet e të prekurve
COVID-19, Ndërron jetë një tjetër person, shtohen rastet e të prekurve
0

COVID-19, Ndërron jetë një tjetër person, shtohen rastet e të prekurve

0
0

Shkon në 333 numri i të prekurve me COVID-19 në vend.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 29 raste të reja, ndërsa mëngjesin e sotëm është rregjistruar edhe viktima e 18-të në vend prej Coronavirus.
Bëhët fjalë për një 67 vjeçar nga Tirana i cili ndodhej i shtruar në infektiv prej 13 ditësh, ndërsa 6 ditët e fundit ishte i intubuar në gjendje të rëndë.
Aktualisht në spitalin Infektiv ndodhen 66 persona të shtruar, 6 në tërapi intensive ndërsa një prej tyre i intubuar.
Një lajm i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 10 persona ,duke e çuar në 99 numrin e personave të shëruar nga COVID-19 në vend.
Ndërkaq bëhet me dije se harta e të prekurve zgjerohet me raste të reja në Tiranë, Durrës, Elbasan,Has, Lushnje, Kavajë, Lezhë dhe Shkodër.

https://www.youtube.com/watch?v=QdOHSguL-GA

Link: https://www.youtube.com/watch?v=QdOHSguL-GA

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/