Home Aktualitet Rama paralajmëron masa të reja shtrënguese, por edhe lehtësime brenda 15 prillit
Rama paralajmëron masa të reja shtrënguese, por edhe lehtësime brenda 15 prillit
0

Rama paralajmëron masa të reja shtrënguese, por edhe lehtësime brenda 15 prillit

0
0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në faqen e tij në Facebook se masat e reja ndërshkuese në luftën kundër COVID-19, do ti çojë shumë shpejt në parlament.
Ai tha se heqja e lejes së drejtimit të automjetit, si dhe heqja e lirisë në bazë të shkallës së shkeljes së rregullave do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës.
Kryeministri në statusin e tij shtoi gjithashtu se brenda datës 15 prill do të jetë gati paketa e zgjeruar financiare dhe gaditshmëria për miratimin e masave lehtësuese në qeveri si dhe të masave të reja penale në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkaq kujtojmë se aktualisht orari i lëvizjes së qytetarëve që nuk janë në punë dhe që lëvizin kryesisht për pazar vazhdon të jetë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13 të drekës.

I vetmi ndryshim aktualisht është fakti që qytetarët mund të marrin leje për një orë e gjysmë dhe jo një orë siç ishte rregulli një javë më parë.

Edi Rama

Link dhe burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/