Home Aktualitet Çfarë do të ndodhë me shkollat dhe vlerësimin, Shahini jep njoftimin e rëndësishëm
Çfarë do të ndodhë me shkollat dhe vlerësimin, Shahini jep njoftimin e rëndësishëm
0

Çfarë do të ndodhë me shkollat dhe vlerësimin, Shahini jep njoftimin e rëndësishëm

0
0

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një tjetër komunikim me nxënësit përmes instagramit ka sqaruar se vlerësimi online që po ju bëhet nxënësve nuk do të jetë përfundimtar.

Në kushtet kur testimet e tyre nuk bëhet nën survejimin e mësuesve, vlerësimi online mbetet thjesht paraprak, pasi vlerësimi përfundimtar do të bëhet kur nxënësit dhe mësuesit të rikthehen në shkollë.

Shahini sqaroi gjithashtu se maturantët duhet të jenë të qetë, pasi në testet e tyre nuk do të ketë pyetje që ata nuk i kanë zhvilluar gjatë procesit mësimor.

Ajo ju ka bërë thirrje edhe njëherë nxënësve që të vazhdojnë të përgatiten njësoj sikur të ishin në shkollë dhe të ndjekin leksionet në RTSH, ose në kanalin e YouTube të Ministrisë së Arsimit.

https://www.instagram.com/p/B-uuYJbgwbN/

Link: https://www.instagram.com/p/B-uuYJbgwbN/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-uuYJbgwbN/