Ja kur do të hapen lokalet, Rama komunikon me qytetarët
Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi live ne Facebook me qytetarët ka vendosur t’ju kthejë përgjigje lidhur me pyetjet që kanë.
Një prej tyre ishte edhe hapja e bareve dhe restoranteve, për të cilat Rama tha se do të jenë të fundit që do të hapen.
Hapja e tyre sipas Ramës do të shënojë festimin për fundin e luftës me këtë epidemi.
Ndërkaq ai tha gjithashtu se do të zgjerohet numri i bizneseve që do të përfitojnë nga ndihma ekonomike.
Kështu bizneset e vogla si Rrobaqepsitë, serviset e makinave, hidraulikët, agjencitë turistike, punjonjësit e linjës së transportit do të jenë përfitues të kësaj ndihme.
Rama shtoi gjithashtu se të gjitha afatet për shërbime të ndryshme që qytetarët nuk mund ti marrin për momentin janë ngrirë dhe nuk do të skadojnë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/339299340386961/?epa=SEARCH_BOXLink: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/339299340386961/?epa=SEARCH_BOX
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/