Home Aktualitet U infektua së bashku me të birin 3 vjeçar, këngëtarja e famshme rrëfen tmerrin e përjetuar
U infektua së bashku me të birin 3 vjeçar, këngëtarja e famshme rrëfen tmerrin e përjetuar
0

U infektua së bashku me të birin 3 vjeçar, këngëtarja e famshme rrëfen tmerrin e përjetuar

0
0

Këngëtarja Pink dhe i biri i saj tre vjeçar u infektuan me Coronavirus në mes të muajit mars.

Këngëtarja e bëri vetë publik lajmin, ndërsa falënderoi mjekët që e ndihmuan në trajtimin e këtij virusi.

Në një intervistë për “Ellenshow”, këngëtarja ka treguar se është ngritur në mes të natës pasi nuk mund të merrte dot frymë.
Për herë të parë pas 30 vitesh, ndjeu nevojën për një aparat oksigjeni.

Këngëtarja tregon se është tmerruar më shumë, kur u sëmur i biri vetëm 3 vjeç.

“Djali më thoshte që kishte dhimbje kraharori dhe e kishte të vështirë të mbushej me frymë. Aty ndalova dhe thashë o Zot çfarë do bëjmë tani, a duhet të shkojmë në spital, kjo është gjëja më e frikshme që kam kaluar në të gjithë jetën time”, thotë Pink e cila nuk i mban dot lotët ndërsa rrëfen çfarë ka kaluar.

Kujtojmë që këngëtarja ka dhuruar 1 milion dollarë për të luftuar Coronavirusin dhe për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë atyre që nuk kanë mundësi për t’u kuruar.

https://www.instagram.com/p/B-va0krjuRy/?utm_source=ig_embed

Link: https://www.instagram.com/p/B-va0krjuRy/?utm_source=ig_embed

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224