Home Aktualitet Rritet sërish numri i të prekurve me COVID-19 në vend, shtohen raste të reja në 6 qytete
Rritet sërish numri i të prekurve me COVID-19 në vend,  shtohen raste të reja në 6 qytete
0

Rritet sërish numri i të prekurve me COVID-19 në vend, shtohen raste të reja në 6 qytete

0
0

Shkon në 433 numri i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 17 raste të reja.

Në komunikimin e përditshëm zyrtar Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 254 teste dhe nga këto kanë rezultuar 17 persona të prekur.

Hartës së të prekurve i janë shtuar raste të reja në Tiranë 10 raste, në Shkodër 3, në Pukë, në Lusnje, Krujë dhe Durrës nga një rast i ri.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 pacientë duke e çuar në 197 numrin e të shëruarve.

Në të dyja spitalet në vend janë aktualisht të shtruar 60 persona, 4 të intubuar në Spitalin Shefqet Ndroqi dhe dy në spitalin infektiv.

Ministria e Shëndetësisë vijon ende me thirrjet për distancim social si dhe respektim të rregullave të vendosura për të frenuar përhapjen e virusit.

https://www.youtube.com/watch?v=-BDnANOXhT8

Link: https://www.youtube.com/watch?v=-BDnANOXhT8

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/