Home Aktualitet 59 vjeçari ishte bartës i COVID-19, po nuk vdiq nga virusi, Ministria jep detaje
59 vjeçari ishte bartës i COVID-19, po nuk vdiq nga virusi, Ministria jep detaje
0

59 vjeçari ishte bartës i COVID-19, po nuk vdiq nga virusi, Ministria jep detaje

0
0

Një 59 vjeçar nga Puka ka humbur jetën mëngjesin e sotëm dhe u konsiderua në media si viktima e 24 nga COVID-19 në vend.

Por Ministria e Shëndetësisë njofton se viktima edhe pse ishte bartës i COVID-19 nuk kishte shfaqur shenja dhe vdekja e tij erdhi si rezultat i hemoragjisë cerebrale.

59 vjeçari ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pasi prej ditësh ishte në gjendje kome.

Kështu sipas raportit të Ministrisë numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë vazhdon të jetë 23.

Ndërkaq numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 467 dhe vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 21 raste të reja.

Link dhe Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/