Home Aktualitet Rëndohet bilanci i viktimave nga COVID-19, humb jetën 68 vjeçarja
Rëndohet bilanci i viktimave nga COVID-19, humb jetën 68 vjeçarja
0

Rëndohet bilanci i viktimave nga COVID-19, humb jetën 68 vjeçarja

0
0

Shkon në 24 numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në vendin tonë.

Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta një 68 vjeçare nga Tirana e cila ndodhej e shtruar në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pacientja prej 10 ditësh ishte e intubuar, ndërsa burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjne me dije se ajo vuante nga insuficenca renale dhe vetëm gjatë këtyre ditëve kishte kryer 5 seanca dialize.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve 68 vjeçarja nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë vijon t’u bëjë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e distancimit social për të shmangur zinxhirin e përhapjes se virusit.

Link: https://shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydAafgAumE/