Home Aktualitet Rritet numri i të prekurve me Coronavirus në vend, 13 raste të reja vetëm në Shkodër
Rritet numri i të prekurve me Coronavirus në vend, 13 raste të reja vetëm në Shkodër
0

Rritet numri i të prekurve me Coronavirus në vend, 13 raste të reja vetëm në Shkodër

0
0

Gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 21 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë duke e çuar në 467 numrin e personave të prekur nga ky virus në vendin tonë.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se vetëm në Shkodër janë evidentuar 13 raste të reja, 6 janë evidentuar në Tiranë, ndërsa një rast në Durrës dhe një në Has.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 personam duke e çuar në 232 numrin e personave të shëruar nga COVID-19.

Aktualisht ndodhen të shtruar në të dyja spitalet 52 persona, 7 prej të cilëve janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë vazhdon t’ju bëjë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e distancimit social, duke mos lëvizur nga shtëpitë dhe duke ndjekur të gjitha rregullat për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.

https://www.youtube.com/watch?v=dtT-61rmtnc

Link: https://www.youtube.com/watch?v=dtT-61rmtnc

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/