Mundësia e shtyrjes së vitit shkollor, Shahini shpjegon çfarë do të ndodh…
Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka theksuar edhe njëherë gjatë një interviste për “Report TV”, se ripërsëritja e vitit shkollor nuk është një skenar që do të ndodhë.
Ajo tha se me mësimin online dhe me të paktën dy apo tre javë të tjera në shkollë do të mund të mbyllet në kohë ky vit mësimor, por gjithçka varet nga koha kur do të rifillojë sërish mësimi.
Ndërkaq Shahini tha se në rastin më të keq, nëse shkolla nuk rinis deri në fund të majit do të shihet mundësia e shtyrjes për një muaj gjatë korrikut.
Megjithatë ajo e ripërsëriti edhe njëherë se maturantët nuk duhet të shqetësohen pasi nëse nuk arrijnë dot ti ripërsërisin temat që kanë bërë online, kur të kthehen në shkollë, nuk do ti kenë si pyetje provimi.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=axDLeFpct4A
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-co1fOg8Uz/