Ministri i Turizmit jep lajmin e mirë, ja kur rinisin fluturimet
Fillimi i muajit qershor mund të risjellë nisjen e fluturimeve në vendin tonë.
Ministri i Turizmit Blendi Klosi deklaroi gjatë një interviste në Report Tv se në fund të majit dhe fillim të muajit qershor mund të rinisin fluturimet e para nëse situata merr për mirë dhe nuk do të kemi shtim të rasteve me COVID-19.
Klosi tha se Shqipëria nuk do të ketë dëmtime serioze të turizmit, ndërsa shtoi se së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë përgatitur një material të plotë se si do të procedohet në momentin që do të fillojë hapja e sezonit turistik.
Ministri sqaroi se një ide se si do të jetë këtë vit sezoni i plazhit po përpunohet nga grupi i ekspertëve, ndërsa shtoi se lokalet do të jenë të fundit që do të hapen dhe ndoshta këtë vit do të thuajse e pamundur që të organizohen festa dhe mbrëmje masive me grumbullime njerëzish.
Megjithatë ai tha se gjithçka mbetet për t’u parë në vijimësi për të vendosur se si do të veprohet konkretisht kur të vijë momenti i çeljes së sezonit turistik.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=BdKg3kYo1Wg
Link: https://www.youtube.com/watch?v=0PH6OxdEhy4
Burimi i fotos: