Home ShowBiz Pa zgjatime dhe pa baluke, ja si duken flokët origjinalë të Luanës
Pa zgjatime dhe pa baluke, ja si duken flokët origjinalë të Luanës
0

Pa zgjatime dhe pa baluke, ja si duken flokët origjinalë të Luanës

0
0

Moderatorja Luana Vjollca prej më shumë se një muaji është izoluar në shtëpi ashtu si të gjithë.

Ajo rrëfeu në një intervistë disa javë më parë se këtë peridudhë po e shfrytëzon më së miri, pasi tashmë ka më shumë kohë për t’u marrë me veten.

E vetmja gjë që e mërzit është se nuk mund të takojë Marinën dhe të ëmën.

Moderatorja na ka treguar herë pas here me foto e video se si po e kalon kohën brenda shtëpisë.

Këtë herë ajo pozon në ballkon ku po merr rreze dielli.

“Flokët e mi të vërtetë. Kush tjetër po bën pak banjo dielli në këto ditë”, shkruan Luana krahas fotos së saj.

Pak ditë më parë Luana postoi një foto ku shfaqet me baluke dhe një model të ri flokësh, por mesa duket kanë qenë thjesht paruke, pasi sot ajo ka pozuar me flokët e saj natyralë dhe duket shumë në formë.

Ajo shfaqet me flokët e shkurtër kaçurelë në gjatësinë e supeve ndërsa pozon ulur në karrige dhe duket shumë e relaksuar duke shijuar rrezet e diellit.

https://www.instagram.com/p/B_FyhidH6Q6/

Link: https://www.instagram.com/p/B_FyhidH6Q6/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-6zxTbnepY/