COVID-19, niset drejt Italisë grupi i dytë i mjekëve shqiptarë…
0
0
Një tjetër grup mjekësh dhe infermierësh janë nisur sot drejt Italisë për ti ardhur në ndihmë vendit fqinj në situatën e krijuar prej COViD-19.
Bluzat e bardha do të shërbejnë në spitalet e qyteteve që janë prekur më së shumti nga Coronavirus duke ndihmuar sadopak ne luftën e ashpër me të cilën po përballet prej më shumë se një muaji Italia.
Ky është grupi i dytë i mjekëve që qeveria shqiptare vendos të dërgojë në Itali.
Disa javë më parë 30 mjekë dhe infermierë u nisën drejt Italisë ku filluan punë në spitalin e Bresciash një prej qyteteve më të prekura në Itali.
Ky gjest u vlerësua shumë si nga qeveria ashtu edhe nga populli italian.
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/227847448575281/?epa=SEARCH_BOX