Aktorja Rudina Dembacaj duket se ka tashmë një këshilluese personale për veshjen e saj.
Vogëlushja Viktorja ka vendosur që ti këshillojë të ëmës se çfarë të veshi të nesërmet dhe duket se i ka idetë shumë të qarta.
Viki e kap të ëmën përdore dhe e drejton tek garderoba duke i thënë se nesër duhet të veshë fustan.
Ndërsa Rudina i thotë se përton dhe se nuk di se me çfarë këpucësh ta veshë fustanin e bija i ka gjetur edhe këpucët.
Viki shkon tek dollapi dhe zgjedh një fustan të bardhë për Rudinën dhe në momentin që Rudina i thotë se nuk dëshiron që të bëhet si nuse, Vikit nuk i bëhet vonë fare, madje dëshiron ta shohë mamin si nuse.
E gjithë kjo bisedë e këndshme nënë e bijë është publikuar në instagramin e Rudinës dhe vogëlushja Viki do t’ju bëjë të qeshni me lot.
Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-6yRPiHSl4/