Home ShowBiz Anna Lika pranon publikisht lidhjen me futbollistin, “Jam shumë e lumtur..”
Anna Lika pranon publikisht lidhjen me futbollistin, “Jam shumë e lumtur..”
0

Anna Lika pranon publikisht lidhjen me futbollistin, “Jam shumë e lumtur..”

0
0

Aktorja Anna Lika e ka pranuar për herë të parë publikisht lidhjen e saj me futbollistin kosovar Amir Rrahmani.

Gjatë emisionit “Why not” në “Ora News”, aktorja kur është pyetur në lidhje me jetën e saj private ka thënë se është shumë e lumtur dhe kjo i përmbledh të gjitha.

Kur gjatë emisionit Roza i tregon disa lajme portalesh lidhur me thashethemet për një lidhje të saj me futbollistin aktorja nuk e mohon lajmmin, ndërsa më pas thotë se beson se ka thyer shumë zemra çunash, por edhe gocash me këto lajme.

“Ti nuk do ti përgënjeshtrosh këto lajme”, i thotë Roza dhe Anna përgjigjet duke qeshur: “Unë nuk po them asnjë gjë, madje tani nuk po të dëgjoj fare nga ky xhami”

Duke mos i përgënjeshtuar këto lajme, aktorja mesa duket e pranoi publikisht për herë të parë se është në një lidhje me futbollistin, por nuk dha detaje të tjera.

https://www.youtube.com/watch?v=sRJVF2Nzf8U

Link: https://www.youtube.com/watch?v=sRJVF2Nzf8U

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9MSTWQHPBr/