Home Aktualitet Arti në zi, ndahet nga jeta artisti i njohur komik
Arti në zi, ndahet nga jeta artisti i njohur komik
0

Arti në zi, ndahet nga jeta artisti i njohur komik

0
0

Ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare animatori, ilustruesi dhe artisti komik Gene Deitch.

Ai ishte i njohur më së shumti për krijimin e kartonave të animuar si dhe veçanërisht për punën e tij për seritë e famshme të Tomi e Jerry si dhe të Popeye.

Gene ndëroi jetë në apartamentin e tij në Pragë dhe postimi i tij i fundit në Facebook kishte të bënte me Coronavirus, por miq dhe familjarë të tij thanë se Coronavirus nuk ishte motivi i vdekjes së tij.

Ai drejtoi 13 seri të Tomi and Jerry në periudhën kohore midis 1961 dhe 1962 si dhe disa seri të Popeye për King Features nga 1960 deri në 1963.

Gene ka fituar gjithashtu një Oscar për filmin më të mirë të animuar me metrazh të shkurtër “Munro”.

Ndërkaq të shumtë janë ata që e lidhin artistin me punën e tij më të famshme në drejtimin e serive të “Tom and Jerry”, duke u shprehur të hidhëruar për largimin e tij nga jeta.

Ai është konsideruar nga të gjitha një artist që e ka bërë më të bukur fëmijërinë e të gjithëve.

https://www.instagram.com/p/B_Ogen6HUEz/

Link: https://www.instagram.com/p/B_Ogen6HUEz/

Burimi i lajmit: https://www.ndtv.com/entertainment/gene-deitch-oscar-winning-animator-of-tom-and-jerry-popeye-cartoons-dies-at-95-2215353