Home Aktualitet Një gazetar rezulton i prekur me COVID-19, ISHP konfirmon rastin
Një gazetar rezulton i prekur me COVID-19, ISHP konfirmon rastin
0

Një gazetar rezulton i prekur me COVID-19, ISHP konfirmon rastin

0
0

Mjekët dhe gazetarët janë ata që rrezikojnë më tepër nga infektimi me COVID-19, duke qenë se janë në kontakt më shumë se kushdo tjetër me virusin.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico e pyetur nga gazetarët gjatë komunikimit të përditshëm me mediat tha se në total janë prekur 60 mjekë dhe infermierë në vend, por 2 të tretat e këtij numri janë aktualisht të shëruar.

Këtë lajm e konfirmoi edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tha se aktualisht janë 41 mjekë dhe infermierë të shëruar, ndërsa lajmi i mirë është se asnjë prej tyre nuk trajtohet në spital.

Ndërkaq Fico është pyetur edhe lidhur me gazetarët ku deklaroi se është konfirmuar një gazetar i prekur me COVID-19, por që është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ndiqet nga mjeku i familjes.

https://www.youtube.com/watch?v=OXMi13XLOYY&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=OXMi13XLOYY&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/