Bashkëshortja e Sinan Hoxhës, Andra Destani ka festuar ditën e saj të lindjes e cila u shndërrua në një festë të veçantë në oborrin e shtëpisë.
Këngëtari dhe vogëlushi Ansi kanë vendosur që ta surprizojnë Andrrën duke kënduar së bashku “Gëzuar ditëlindjen”.
Në videon e shpërndarë nga Andrra në instagram ata të dy i kanë bërë asaj një surprizë të veçantë sidomos vogëlushi i cili i ka kënduar për herë të parë të ëmës.
Krahas videso Andrra shkruan: “Ditëlindja më e bukur që kam festuar deri tani! U bë biri të këndojë për mua. Faleminderit shumë dashuritë e mia, ju dua pa fund”
Oborri i shtëpisë së çiftit ishte dekoruar me tullumbaca, ndërsa në tavolinë ndodhej torta e veçantë, një shishe shampanjë dhe dhuratat e Andrrës.
Link: https://www.instagram.com/andrradestani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzEAAkJlTwm/