Në këtë periudhë karantine po shohim gjithnjë e me shumë sfida të cilat po pushtojnë rrjetet sociale.
Këngëtarja Jennifer Lopez nisi pak kohë më parë një sfidë me një kercim mjaft sensual në Tik Tok, i cili u pëlqye shumë nga fansat e saj dhe më pas të gjithë filluan ta imitonin duke e konsideruar si një sfidë.
Të shumta ishin edhe këngëtaret shqiptare që ju bashkuan sfidës duke realizuar kërcimin e nxehtë të divës së Hollywood.
Kështu në rrjetet e tyre sociale pamë të realizonte sfidën më të fundit, këngëtarja Nora Istrefi, Ronela Hajati, Kida, si dhe Anxhelina Hadërgjonaj.
Vajzat duket se e kanë realizuar në mënyrë perfekte sfidën e cila është një kërcim shumë sensual që përfshin disa lëvizje provokuese të trupit.
Në momentin që Jennifer bëri publike sfidën shumë persona nuk hezituan ta provonin duke bërë tag këngëtaren.
Kjo e fundit disa prej kërcimeve më të bukura i ka postuar edhe në instagramin e saj.
https://www.instagram.com/p/B_SZ9PrnA5e/Link: https://www.instagram.com/p/B_SZ9PrnA5e/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5UFawCgsPu/