Home ShowBiz Çifti i famshëm i jep fund lidhjes dhe shkak për këtë bëhet Rita Ora
Çifti i famshëm i jep fund lidhjes dhe shkak për këtë bëhet Rita Ora
0

Çifti i famshëm i jep fund lidhjes dhe shkak për këtë bëhet Rita Ora

0
0

Ylli i televizionit Joey Essex dhe modelja Lorena Medina i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas dhe duket se shkak për këtë është bërë këngëtarja shqiptare Rita Ora.

Ka qënë vetë modelja e cila ka thënë se ish i dashuri i saj është parë të dalë në orët e para të mëngjesit nga shtëpia e këngëtares shqiptare në fillim të muajit mars, pasi kishte qenë një party gjatë gjithë natës.

Modelja dyshon se Joey mund ta ketë tradhëtuar me këngëtaren pasi atë mbrëmje ai i kishte thënë modeles se do të vonohej ngaqë do të shkonte në shtëpinë e një miku për një festë, por nuk i kishte përmendur se festa do të mbahej në shtëpinë e Ritës.

Lorena tha se Joey ishte dashuria e jetës së saj dhe se e shite atë si babain e fëmijëve të saj, por pasi zbuloi të vërtetën e ka të vështirë ti besoj sërish atij dhe që prej atij momenti kanë vendosur që të ecin secili në rrugën e vetë.

Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes tyre, por këngëtarja edhe më herët është përfolur për një romancë me Essex, ndërsa gjithmonë ka shprehur simpatinë për yllin e televizionit.

Link: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-8257537/Joey-Essexs-former-girlfriend-reveals-dumped-24-hour-party-Rita-Ora-pals.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8rj1yDD3-_/