Home ShowBiz “Më kanë hedhur flokë dhe thonj tek dera e shtëpisë”, shokon Arjoni me deklaratën për femra me emër
“Më kanë hedhur flokë dhe thonj tek dera e shtëpisë”, shokon Arjoni me deklaratën për femra me emër
0

“Më kanë hedhur flokë dhe thonj tek dera e shtëpisë”, shokon Arjoni me deklaratën për femra me emër

0
0

Moderatori Arjon Muça i ftuar në emisionin “Why not” ka habitur jo pak me deklaratat e tij.

Ai tha se dikur femrat e kanë përndjekur, madje edhe femra të njohura të ekranit të cilat i kanë qëndruar poshtë shtëpisë deri në orën 4 të mëngjesit.

Moderatori tha gjithashtu se shumë prej femrave kanë arritur deri aty sa i kanë gërvishtur makinën, apo i kanë hedhur flokë e thonj të lidhur tek dera e shtëpisë.

Në disa raste madje ai thotë se i kanë spërkatur me spraj makinën duke shkruar fjalë ofenduese.

Megjithatë moderatori nuk ka preferuar të nxjerrë emra konkretë, por ka thënë se dikur femrat e përndiqnin sidomos pas ndarjes, pasi ai sqaroi se kur i jep fund një marrëdhënieje bëhet indiferent dhe kjo duket se i vret më shumë njerëzit sesa çdo lloj ofendimi apo sherri.

Këto deklarata e kanë habitur edhe vetë moderetoren e emisionit e cila ka dashur të dijë më tepër, por Arjoni nuk ka preferuar të japë detaje të tjera.

https://www.youtube.com/watch?v=qZVq3MoE5p8

Link: https://www.youtube.com/watch?v=qZVq3MoE5p8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwEgmmNHgo7/