Home Aktualitet E fundit/ Shkon në 766 numri i të prekurve me COVID-19, shumica në Tiranë dhe Krujë
E fundit/ Shkon në 766 numri i të prekurve me COVID-19, shumica në Tiranë dhe Krujë
0

E fundit/ Shkon në 766 numri i të prekurve me COVID-19, shumica në Tiranë dhe Krujë

0
0

16 raste të reja me COVID-19 janë rregjistuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë në raportimin e përditshëm njofton se numri total i të prekurve ka shkuar në 766.

9 raste janë evidentuar në Tiranë, 5 në Krujë, një në Shkodër dhe një në Berat.

Një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 24 pacientë të tjerë.

Ndërkaq në të dyja spitalet janë të shtruar aktualisht 33 persona.

Nga 281 pacientët aktiv në vendin tonë vetëm 10% po trajtohen në dy spitalet në vend, ndërsa 90% e tyre janë në vetizolim, pa simptoma, ose me simptoma të lehta.

Situata sipas ekspertëve të Ministrisë vazhdon të jetë nën kontroll pavarësisht luhatjes së shifrave.

https://www.youtube.com/watch?v=buJcYu-m1KY

Link: https://www.youtube.com/watch?v=buJcYu-m1KY

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/