Home Aktualitet Arti në zi, shuhet në moshën 53 vjeçare ylli i kinematografisë
Arti në zi, shuhet në moshën 53 vjeçare ylli i kinematografisë
0

Arti në zi, shuhet në moshën 53 vjeçare ylli i kinematografisë

0
0

Ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare ylli i filmave indiane aktori i famshëm Irrfan Khan.

Aktori ndërroi jetë në një spital në Mumbai duke humbur kështu betejën me sëmundjen e rëndë.

Khan u diagnostikua me tumor endokrin dy vite më parë dhe pas një lufte të gjatë me sëmundjen nuk mundi dot të mbijetonte.

Ai është i njohur për rolin e inspektorit të policisë në filmin e famshëm “Slumdog Millonair”, si dhe rolin në filmin “Jurassic Park”, apo “Life of Pi”.

Miq dhe kolegë të aktorit janë shprehur të hidhëruar për largimin e tij nga jeta në moshë të re, duke thënë se ai la një boshllëk në kinematografinë indiane.

Khan konsiderohej si një prej aktorëve më të talentuar në Indi.

7 vite më parë ai fitoi Çmimin Kombëtar të Filmit për rolin e tij në një film autobiografi.

https://www.instagram.com/p/BcP6a2bnncI/

Link: https://www.instagram.com/p/BcP6a2bnncI/

Burimi i lajmit: https://www.theguardian.com/film/2020/apr/29/bollywood-star-irrfan-khan-dies-aged-53